Rizvanolli: Rritja e çmimit të peletit ishte ndër shqetësimet kryesore

Ministria e Ministrisë së Ekonomisë në Republikën e Kosovës, Artane Rizvanolli ka reaguar pas votimit të ligjit për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg.
Ajo ka thënë se çmim i rritur i peletit ishte ndër shqetësimet kryesore muajt e fundit.
‘’ Çmimit i peletit – i rritur shumëfish përtej rritjes së kostos së prodhimit – ishte ndër shqetësimet kryesore që kemi pranuar nga qytetarët gjatë muajve të fundit dhe ka rrezikuar rritjen e presionit në sistem duke rritur kërkesën për energji elektrike’’ ka shkruar Rizvanolli.
Po ashtu ajo ka thënë se tani Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë mund të marrë masa.
‘’ Tani Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë mund të marrë masa! Punë e shkëlqyeshme nga MINT dhe të gjithë deputetët të cilët e votuan ligjin’’, ka përfunduar statusin në Facebook Rizvanolli.