75 Mall Live Search
11:37 / E Enjte, 20 Prill 2023 / mp

Rizvanolli: Uroj që efiçenca e prokurorisë në rastin dyshimeve ndaj Krasniqit të jetë e njëjtë edhe për rastet tjera

Ministrja e e Ekonomisë Artane Rizvanolli, duke lavdëruar punën e KEK-ut gjatë periudhës sa e kanë marrë pushtetin, ajo i ka numëruar  kontratat për të cilat bordi dhe kryeshefi i KEK-ut Nagip Krasniqi i kanë deponuar në prokurori.

Ajo uron që efiçenca e prokurorisë në rastin  dyshimeve ndaj tij të jetë e njëjtë edhe për rastet tjera të cilat janë raportuar në prokurori.

“Me që jemi tek dërgimi i rasteve në prokurori, ju njoftoi se që nga fillimi i mandatit tonë, ministria e Ekonomisë dhe ndërmarrjet publike kanë dorëzuar mbi 30 raste të ndryshme.

Vetëm nga KEK-u gjatë viteve 2021 dhe 2022 , gjatë mandatit tonë KEK-u ka dorëzuar në prokurori më shumë 20 lëndë . Mirëpo raste të dërguara nga bordet ,menaxhmenti, ministria në rastin e KEK-ut nuk është ndërmarrë asnjë hap nga prokuroria.

Uroj që dyshimet ndaj kryeshefit të KEK-ut Nagip Krasniqi, uroj që efiçenca e prokurorisë në rastin e  dyshimeve ndaj tij të jetë e njëjtë edhe për rastet tjera të cilat janë raportuar në prokurori”, tha para deputetëve Rizvanolli./IndeksOnline/