75 Mall Live Search
20:44 / E Martë, 25 Prill 2023 / MSH

Rizvanolli viziton KEK-un

Sot, KEK-un e ka vizituar Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli e cila është mirë pritur nga zv. Kryeshefit Ekzekutiv (u.d.) i KEK-ut, Përparim Kabashi me bashkëpunëtorë dhe Bordi i Drejtorëve, me ç‘rast Rizvanolli u njoftua për gjendjen aktuale, sfidat dhe proceset nëpër të cilat po kalon KEK-u.

Lidhur me këtë, zv. Kryeshefi Ekzekutiv dhe Bordi i Drejtorëve duke falënderuar ministren Rizvanolli për mbështetjen e vazhdueshme të dikasterit që ajo drejton, siguruan se është duke u punuar pandërprerë në të dy termocentralet për të prodhuar energji elektrike konform planit dhe bilancit energjetik.

Tutje ata theksuan se pjesa më vitale e korporatës janë punëtorët e saj duke shprehur gatishmërinë për t’i përkrahur në të gjitha kërkesat e punëtorëve të cilat kanë bazën ligjore dhe të cilat korporata ka kapacitetet ekonomike për t’i përballuar.