Robben: S’e di çfarë po ndodhë me mua!
Arien Robben e ka shprehur zhgënjimin me lëndimet që e kanë lënë këtë edicion shumë ndeshje jashtë fushave. Ylli holandez ka deklaruar se nuk është në dijeni çfarë po ndodhë me situatën e tij.
“Është shumë, shumë zhgënjyese. Ne kemi provuar gjithçka, por për momentin asgjë nuk po funksionon. Nuk kam fat, kam shumë probleme dhe askush se di se çfarë fshihet prapa tyre. Dy herë isha pranë rikthimit, por përsëri nuk funksionoi asgjë” ka thënë Robben.
Ylli i Bayern Munchen po vazhdon fazën e rikuperimit nga lëndimet, por se nuk është dhënë asnjë datë se kur mund të kthehet në fushë./Indeksonline/