75 Mall Live Search
14:45 / E Hënë, 06 Janar 2025 / L A

Robbie Keane pritet të bëhet trajner i kësaj skuadre

Ish-sulmuesi irlandez, Robbie Keane, është gati të nis punën si trajner.

Sulmuesi legjendar, pritet të bëhët trajner i gjigantit hungarez, Ferencvaros, i cili do të zyrtarizohet gjatë kësaj jave.

Ish-sulmuesi i Tottenhamit e Liverpoolit, do të zëvëndësojë Pascal Jansenin i cili do të largohet drejt MLS te skuadra e New York City FC-së.

Për Keane, Ferencvaros do të jetë skuadra e tretë që menaxhon në karrierë pas ATK-së dhe Maccabi Tel Avivit.

Irlandezi, njihet për karrierën e tij futbollistike ku ishte pjesë e skuadrave të mëdha si Interi, Tottenhami, Liverpooli sie dhe në Amerikë te LA Galaxy./IndeksOnline/