11:00 / E Hënë, 03 Tetor 2022 / AR

Robbie Williams: Dokumentari në Netflix do të jetë me skena seksi

Robbie Williams ka thënë se dokumentari i tij në Netflix do të jetë I mbushur me skena seksi, drogë si dhe sëmundje mendore.

48 vjeçari tha se shfaqja do të xhirohet brenda rezidencës prej 17.5 milionë paund në Kensington, Londër, transmeton Indeksonline.

Williams ka qenë në varësi ndaj drogës për vite me radhë ndërsa tani shtoi se nuk mendon t’i lejojë fëmijët e gruan të jenë pjesë e shfaqjes.

Ai tha: “Unë nuk mendoj se fëmijët do të përfshihen. Do të jem duke dhënë shumë informacione në lidhje me funksionimin e brendshëm të filmit”./Indeksonline/