75 Mall Live Search
17:29 / E Mërkurë, 05 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Robert Berisha i bie pishman, kërkon falje publikisht për deklaratën e tij

Roberti me anë të një deklarate që e dha në “Prive” ka bërë që të ndihen të ofenduara edhe femrat e gratë në familjen e tij.

Bëhet fjalë për një thirrje të quditshme që ai jua bëri grave që të sillen sa më mirë dhe të jenë të pëlqyeshme me burrat e tyre, të mos bëjnë gabime sepse sipas Robertit, gabimet e tyre shtojnë edhe numrin e dashnoreve për burrat, transmeton Indeksonline.

“Rrisni fëmijët, shkoni me pushime, hani, pini, rrijini gati dhe ndoshta ai nuk e rrit numrin e dashnoreve. Sa më shumë gabime bëni tek shtëpia, rritet numri i dashnoreve. Ose ia zvogëloni numrin, ose ia hiqni fare. Të gjitha, varen prej jush. Ky ishte mesazhi im për gratë!” – ka përfunduar Roberti.

Pas këtyre fjalëve, Roberti ka treguar që është penduar për këto fjalë dhe kërkon falje publikisht për deklaratën e tij. I ftuar në emisionin “Wake Up” ai tha se pa dashur me deklaratën e tij ka ofenduar edhe femrat e familjes, përfshirë nënë , Norën dhe vajzën Renee.

“Kërkoj falje për të gjitha gratë, nënat dhe motrat shqiptare që janë prekur, ato nuk e njohin Robertin dhe unë nuk mendoj ashtu siç doli deklarata. Kam ofenduar mamin tim, mamin e Renees dhe të gjitha femrat e familjes sime.”, ka thënë ndër të tjera Roberti. /Indeksonline/