75 Mall Live Search
00:00 / E Hënë, 02 Maj 2022 / AR

Robert Berisha: Ju pafsha të gjithëve t’u kesh kështu si unë!

Muajit të Ramazanit i erdhi fundi. Edhe artistët shqiptar përmes postimeve në rrjetet sociale kanë treguar që kanë agjëruar në këtë muaj të shenjtë.

Këngëtari e moderatori kosovar, Robert Berisha ka publikuar një imazh në Instagram, ku dha një mesazh për ndjekësit e tij, shkruan Indeksonline.

Duke uruar agjërim dhe lutje të pranuar gjatë muajit të Ramazanit, postimin e shoqëroi me një imazh ku shihet duke buzëqeshur.

“Zoti ju pranoftë agjërimin dhe lutjet, ju pafsha të gjithëve tu keshë k’shtu si une”, shkroi ai./Indeksonline/