Robert Berisha publikon baladën “Nanë”, dedikuar nënës së tij të ndjerë

Robert Berisha publikoi këngën e tij më të re me titull “Nanë”.
Kënga e zhanrit baladë është një dedikim për nënën e tij të ndjerë, Teuta Berishën, e cila u nda nga jeta vitin e kaluar.
Muzika është kompozuar nga Kreshnik Aviu.
Baladë me titull “Nanë” është realizuar edhe me një klip, në të cilin këngëtari vjen me një performancë të thjeshtë dhe mjaft të ndjeshme nën ngjyrat bardhë e zi.