13:18 / E Shtunë, 04 Prill 2020 / indeksADMonline

Robert Berisha testohet për koronavirus, ky është rezultati

Robert Berisha pas 14 ditësh qëndrimi në karantinë në Qendrën e Studentëve, i është nënshtruar testit për COVID-19.

Ai ka treguar se tashmë kanë dalur rezultate dhe rezultati i tij është negativ në testin e pandemisë, duke u liruar nga konvikti për të vazhduar izolimin në shtëpi.

“Sot dola negativ dhe jam në shtëpi”, ka shkruar ndër tjera Roberti.

Kujtojmë që Roberti kishte bërë zhurmë të madhe pasi u vendos në konvikte dhe u ankua për kushtet që janë në Qendrën e Studentëve, ndërsa ishte mjaft aktive në rrjetet sociale nga atje./Indeksonline/