Robert Berisha: Unë dhe Nora nuk jemi ndarë asnjëherë, njeriu ndahet vetëm kur vdes

Robert Berisha dhe Nora Istrefi janë kthyer sërish në qendër të vëmendjes nga mediat rozë.
E shkak për këtë fakt është publikimi i imazheve ku u kapën mat në Prishtinë, shkruan Indeksonline.

Edhe pse ka 3 vite që janë ndarë, duket se ata duan të gjejnë sërish një gjuhë të përbashkët.

Kështu na la të kuptojmë këngëtari përmes një interviste të dhënë në Atv.
Në pyetjen se a ka ndonjë gjë mes tij dhe Norës, a është e vërtetë që mund të ketë një ribashkim të tyre ai u përgjigj: Ne s’jemi ndarë asnjëherë. Njeriu ndahet vetëm kur vdes kështu që a ka ribashkim a nuk ka mbetet të shihet në vazhdim./Indeksonline/
