75 Mall Live Search
12:30 / E Martë, 14 Prill 2020 / indeksADMonline

Robert Berisha vazhdon me deklaratat e izolimit: Do të mbyllesha në karantinë me Rita Orën

Robert Berisha ka qenë një prej emrave më të komentuar së fundi që kur u fut në karantinë në Qendrën e Studentëve.

Ai ka vazhduar të tërheqë vëmendje me postimet e ndryshme në rrjetet sociale, ndërsa së fundi i ftuar në një lidhje direkte në emisionin “Krejt ka pak” ai ka folur për shumë gjëra nga jeta dhe profesionin.

Teksa I pyetur se me cilin prej artistëve do të kishte qëndruar i izoluar, Roberti befasoj me përgjigjen.

“Do të mbyllesha me Rita Orën pasi është shumë pozitive, qesharake dhe është e jona”, ka thënë Roberti.

Ndërkohë, kujtojmë që Roberti pas dy javësh izolim ka rezultuar negative në testin e COVID-19./Indeksonline/