Robert Lewandowski mund ta bëjë një largim senzacional nga Bayern Munich
Robert Lewandowski pritet që ta zëvendësojë Cristiano Ronaldon në Real Madrid.
Reprezentuesi polak ka kaluar nëpër kohëra të vështira në Kupën e Botës me Poloninë këtë verë.
Derisa shumë analistë dhe tifozë e kanë etiketuar Poloninë si ndër opsionet e mundshme për befasi, polakët nuk arritën ta kalojnë as fazën grupore.
Real Madridi e shiti Ronaldon drejt Juventusit për 100 milionë funte, duke u bërë transferimi më senzacional i kësaj vere, shkruan indeksonline.
Por, tani transferimi i tij në Juventus është larguar nga vëmendja. Vëmendja më e madhe është te kush do ta zëvendësojë portugezin.
Gjatë viteve të kaluara, Ronaldo ka bërë që të konsiderohet si ndër sulmuesit më të suksesshëm, dhe me largimin e tij, Reali duhet ta gjejë pasardhësin e tij.
Lewandowski është ndër më të mirët në botë në pozicionin e tij. Ai ka shënuar 41 gola në 48 ndeshje për Bayern Munich sezonin e kaluar dhe si 29-vjeçar, ai ka ende për të dhënë.
Një burim pranë Marca raporton se transferimi i polakut në Madrid mund të ndodhë këto ditë dhe se ëndrra e tij është të luajë për skuadrën madrilene./IndeksOnline/