75 Mall Live Search
22:30 / E Diele, 19 Dhjetor 2021 / AR

Roberti thyen heshtjen, tregon a do të martohet sërish

Jeta private e këngëtarit Robert Berisha është në qendër të vëmendjes.

Me deklaratat e tij të ‘forta’ gjithmonë arrin të shndërrohet në lajm, shkruan Indeksonline.

Së fundmi këngëtari ka qenë I ftuar në një emision në RTV Dukagjini, ku shpalosi detaje nga jeta e tij profesionale si dhe private.

Në pyetjen se a do të martohet sërish pasi kishte deklaruar se nuk do të martohet më ai u përgjigj: “Jo, nuk e kom ndërru mendjen. Njeriu nuk mundet të flas për të ardhmen, kurrë si dihet”, tha ai./Indeksonline/