Roberto Carlos kalon problemin me zemër, lirohet nga spitali
Ish-legjenda e Real Madridit, Roberto Carlos ka kaluar problemet shëndetësore me zemër.
Braziliani tashmë është liruar nga spitali ”Vila Nova Sotar në São Paulo”, shkruan IndeksOnline.
Carlos ditë më parë u diagnostifikua me një problem të zemrës, ku është dashur të kryej një operacion urgjent.
Vet ai pas operacioni kishte deklaruar se ndihet mirë.
Sipas informacionit të publikuar nga gazeta spanjolle AS, ndërsa ishte me pushime në atdheun e tij, ish-lojtari kërkoi ndihmë mjekësore pasi iu nënshtrua analizave në këmbë, ku u zbulua një mpiksje e vogël gjaku.
Ky ishte problemi i dytë shëndetësor me të cilin Roberto Carlos u përball në vitin 2025. Në prill, ai u detyrua të shtynte një udhëtim për në Nepal, ku duhej të merrte pjesë në angazhimet e lidhura me Superligën e Nepalit. Në atë kohë, organizatorët e eventit thanë se braziliani kishte pësuar një “sëmundje të papritur”./IndeksOnline/

