75 Mall Live Search
11:14 / E Premte, 10 Prill 2020 / indeksADMonline

Roberto Caros: Ky trajner po ma shkatërronte karrierën!

Roberto Carlos mbetet një nga mbrojtësit më të mirë të krahut në futboll. Ish ylli brazilian ka patur momente të vështira në karrierë të cilt i ka tejkaluar për tu shëndrruar në një lojtar të jashtëzakonshëm.

Moratti e kishte transferuar Carlosin nga Palmerias si një talent premtues, por që trajneri atëbotë i Interit, Roy Hodgson nuk i kishte gjetur pozitën adekuate në fushë.
“Roy Hodgson më shkatërroi, më bëri të luaja në mesfushë. Në atë mënyrë nuk do të kisha ndonjë shans të luaja për ekipin kombëtar dhe as të luaja në Kupën e Amerikës në vitin 1997. Edhe pse tifozët e Interit e donin shumë, Hodgson nuk kishte ide se çfarë bënte me futbollin” ka thënë Carlos.

Madje, ish trajneri anglez i kishte thënë Morattit që ta shiste Carlosin. Real Madrid ishte skuadra me fat që e kishte transferuar mbrojtësin brazilian.

Carlos fitoj të gjitha trofetë me Realin, ndërsa Interi kishte nënshkruar me Alessandro Pistone, një mbrojtës që kurrë asgjë s’i dha skuadrës./Indeksonline/