Robertson: Të jesh i ashpër me Serbinë shpaguhet

Këtë deklaratë ai e ka bërë në një seancë të mbajtur në Komitetin e Punëve të Jashtme të Parlamentit britanik ku u diskutua për zhvillimet në Kosovë dhe Serbi, përfshirë sulmin në Banjskë.
Robinson ka argumentuar se me Serbinë duhet treguar i ashpër dhe se në atë pjesë të botës, forca respektohet.
“Të jesh i ashpër me Serbinë shpaguhet. Njerëzit në këtë pjesë të botës e respektojnë forcën”, ka thënë Robertson. Në këtë pjesë ndërhyri deputetja britanike njëherësh udhëheqësja e Komisionit, Alicia Kearns e cila tha: ”Nuk mund të mendoj një shembull ku në 4 vjetët e fundit kemi treguar forcë”.
“Kjo është ajo që ne duhet të bëjmë, mesazhi i fuqishëm që mund të merrni është që ne duhet të jemi të fortë . Mund të jemi fleksibil, të lidhemi, duhet të angazhohemi posaçërisht me opozitën serbe, të jemi absolutisht të ashpër”, vazhdoi ish sekretari i përgjithshëm i NATO-s Robertson.
Former NATO Secretary General, George Robertson:
— Admirim (@admirim) March 19, 2024
"Being tough with Serbia pays off. People in this part of the world respect strength."@aliciakearns:
"I can't think of an example where in the last 4 years we have shown strength."
Robertson:
"That's what we need to do." https://t.co/bk0ZgMVcMI pic.twitter.com/TjBXCaR1KE