23:27 / E Mërkurë, 07 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Robin Krasniqi: Beteja nuk fitohet pa gjak (Foto)

Robin Krasniqi është rikthyer në ring më i fortë se kurrë, shkruan indeksonline.

Ai në ndeshjen e javës së kaluar ka dalë fitues në një duel të vështirë kundër polakut, Nartlomeij Grafka.

30 vjeçari edhe pse i përgjakur arriti të triumfoj duke bërë një hap të madh në përpjekjen e tretë për titullin Kampion Bote në peshat super të mesme.

Mirëpo gjaku që ka rrjedhë në fytyrën e junikasit nuk e trembi fare, përkundër e motivoi edhe më shumë.

“Betejat e mëdha nuk fitohen pa gjak. Gjaku nuk më trembi, më motivoi edhe më shumë”, ka shkruar Robin Krasniqi në Instagram. /IndeksOnline/