Robin Krasniqi hyn në ring me këngën ‘Kuq e Zi’
Gjithçka është gati për meçin Krasniqi – Kashtanov.
Boksieri shqiptar tashmë është ngjitur në ring, ku do të përballet me rusin Kashtanov.
Krasniqi kërkon të fitojë titullin evropian EBU, që atij do të mundësonte të rikthehej në grupin e ngushtë të pretendentëve për titull bote.
Ashtu si edhe në meçin e kaluar, edhe në këtë meç Krasniqi është futur në ring me këngën Kuq e Zi duke bërë që publiku shqiptar në sallë të shpërthente në duartrokritje. /IndeksOnline/