Robin Krasniqi kthehet në ring për të mbrojtur titullin, zbulohet data e meçit
Robin Haxhi Krasniqi do të ngjitet sërish në ring më 11 maj për të mbrojtur për herë të dytë titullin kampion Europe për peshat e mesme. Kundërshtari për boksierin shqiptar do të jetë gjermani Stefan Hartel.
Hartel ka debutuar në boks në shtator të vitit 2014 dhe prej atëherë numëron 17 fitore dhe vetëm 1 humbje, teksa 2 ndeshje i ka fituar me nokaut. Ai është 31 vjeç dhe vlerësohet si boksier me tre yje, po aq sa Krasniqi, teksa të gjithë ndeshjet e tij të mëparshme i ka pasur kundërshtarët më të dobët se vetja, kjo është hera e parë që ai do të përballet me një kundërshtar në të njëjtin nivel me të.
Ndërkohë Krasniqi, i lindur në Junik të Kosovës numëron 54 ndeshje në karrierën e tij që e ka filluar që në vitin 2005. Numëron 49 fitore, 17 prej të cilave me nokaut dhe 5 humbje.
Në fakt, dueli ishte paraparë të mbahej kohë më parë, por gjermani ishte tërhequr në momentin e fundit. Përballja do të zhvillohet në “Stadthalle” në qytetit gjerman të Magdeburg më 11 maj të këtij viti. /IndeksOnline/