75 Mall Live Search
13:57 / E Mërkurë, 15 Dhjetor 2021 / C E

Robin Krasniqi mund të arkëtojë 1 milion euro pas procesit gjyqësor

Robin Krasniqi humbi revanshin me Dominic Bosel gjatë muajit tetor, disa muaj pasi që e kishte nokautuar që në rundin e tretë.

Vendimet e gjyqtarëve ishin të dyshimta dhe Krasniqi iu drejtua gjykatës për të vërtetuar se ai kishte të drejtë dhe gjyqtarët dhanë pikët gabim.

Një panel i gjyqtarëve javën e kaluar vërtetuan se Krasniqi e kishte fituar.

Të pesë gjyqtarët e vlerësuan luftën me 116:112 dhe 115:114 për Krasniqin.

Tani do të mbetet në dorën e gjykatës nëse do të vendoset që rripi të kthehet te Robin Krasniqi. /IndeksOnline/