Robin Krasniqi prezanton ekipin fitues

Burim Hazrolli kishte vendosur në dispozicion 1 milion euro që drejtësia të shkoj në vend në duelin me Dominic Bosel.
Boksieri shqiptar ka dërguar incizimet e këtij meç në një juri neutrale dhe ka marrë rezultatet që e shpallin fitues me vendim unanim nga pesë profesionistë.
Rezultatet ishin 116:112, 116:112, 115:114, 115:113, dhe 115:113, të gjitha në favor të Krasniqit.
E pas këtij verdikti, boksieri siç duket po e feston këtë rezultat.
Ai në instagram ka postuar një fotografi ku ka shkruar “ekipi fitues”.
Në fotografi shihet me disa miq, mesin e tyre edhe sponzorin e tij, Burim Hazrolli. /IndeksOnline/
