Robin Krasniqit i dhurohet çmimi “Nderi i Junikut”

Kampionit të peshave të mesme në boks, Robin Haxhi Krasniqit i është dhuruar sot çmimi “Nderi i Junikut”, pas suksesit të tij të fundit.
Krasniqi arriti të shpallej kampion bote në kategorinë e mesme, duke fituar titujt WBA dhe IBO kundër boksierit gjerman, Bosel, shkruan IndeksOnline
E sot, Komuna e Junikut e ka ndëruar kampionin tonë me çmimin “Nderi i Juniku”.
“Kampioni Haxhi Krasniqi në vendlindje!Komuna e Junikut, djaloshin e buzëqeshur përherë, birin e vet, bashkëqytetarin e dashur, Kampionin e botës në kategorinē WBA dhe IBO, Haxhi – Robin Krasniqi për suksesin e jashtëzakonshëm në boksin profesional botëror dhe vlera të veçanta në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar, nderon me meritën, ” Nderi i Junikut” .
