75 Mall Live Search
08:37 / E Premte, 22 Mars 2024 / G T

Robinho kapet nga policia në Brazil, do t’i mbajë nëntë vjet burgim për shkak të përdhunimit

Legjenda e futbollit brazilian, Robinho është kapur nga policia e Brazilit ku pritet t’i mbajë plotë nëntë vjet burgim për shkak të përdhunimit të një gruaje shqiptare.

Ish-futbollisti i AC Milan dhe Manchester Cityt, Robinho de Souza dhe gjashtë burra tjerë u shpallen fajtorë për sulmin ndaj një gruaje shqiptare në një klub nate në janar të vitit 2013, shkruan Indeksonline

Në janar të vitit 2022, Gjykata e Lartë në Romë hodhi poshtë ankesën e tij përfundimtare kundër këtij dënimi. Robinho pretendoi se është i pafajshëm dhe ka jetuar në Brazil për shtatë vitet e fundit.

Megjithatë, vendimi për burgim erdhi gjatë ditës së mërkurë, pasi 15 ministra e gjykatës votuan pro vendimit për burgosjen e futbollisti brazilian.

Ai tashmë u pa në një stacion policor në Brazil, ku pritet t’i mbajë nëntë vjet burgim./Indeksonline/