Roboti gjerman bën shqiponjën me duar para Edi Ramës
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama aktualisht ndodhet për vizitë në Bochum të Gjermanisë, ku po merr pjesë në Forumin Europian të Inovacionit dhe Sipërmarrjes, “Ruhr Summit”.
Pas këtij forumi ai është surprizuar nga një robot.
Roboti humanoid, i veshur me një bluzë të zezë dhe atlete të bardha, i është afruar kryeministrit Rama dhe i ka bërë shqiponjën shqiptare me duar.
Momenti është shpërndarë në rrjetet sociale nga vetë kryeministri, i cili gjithashtu i ktheu përshëndetjen robotit me shqiponjën dykrenare.

