Rock nuk është pishman për shakanë që bëri me gruan e Will Smith: Ishte shakaja më e bukur që kam thënë ndonjëherë

Shuplaka e Will Smith ndaj Chris Rock zuri faqet e para në mediat rozë marsin e këtij viti, teksa ky i fundit bëri shaka me sëmundjen te gruas së Smith, Jada Pinkett Smith.
“Zoti e mallkoftë, ajo ishte shakaja më e bukur që kam thënë ndonjëherë”, tha Chris Rock ndërsa u pyet nga Dave Chapelle, duke treguar që nuk është fare pishman.
Gjithashtu Rock tha se shuplaka nxori fytyrën e vërtetë të Will Smith, atë që ai ishte munduar të fshihte për 30 vite.
“Ajo shpullë nxori fytyrën e vërtetë të tij, atë që ai u mundua të mbante të fshehur për 30 vite. Tregoi që është i njëjti maskara njëlloj si edhe ne”, tha Rock.
Komediani shtoi që shpreson që Smith të mos e fsheh më fytyrën e tij.