Rod Stewart i jep fund grindjes 3-vjeçare me Elton John

Këngëtari Rod Stewart i ka dhënë fund sherrit të tij 3-vjeçar me kantautorin Elton John për t’u dhënë një shembull të mirë fëmijëve të tij.
Rod Stewarti ka zbuluar se ai i ka kërkuar falje Elton Johnit në mënyrë që të rregullojë miqësinë e dëmtuar. Të dy yjet e muzikës patën një konflikt në vitin 2018 pasi 76-vjeçari Rod bëri komente poshtëruese lidhur me turneun e lamtumirës 73-vjeçarit Elton, shkruajnë mediat e huaja.
Këngëtari e quajti turneun e Eltonit “të pandershëm”, duke shtuar se performanca e tij ishte “rrëmbim parash” dhe se turneu nuk i meritonte biletat.
Të dy ata kanë pasur një miqësi të gjatë dekada. Tani ata janë përsëri shokë si dikur, pasi i kanë rregulluar gjërat.
“Unë u them fëmijëve të mi se një burrë kërkon falje, shko dhe kërkoi falje nënës. Ne sapo jemi miq përsëri, unë dhe Eltoni. Jeta është e shkurtër”, tha Rodi.