Rodgers: Disa lojtar tanë kanë simptoma të koronavirusit

Disa lojtar të Leicester Cityt dyshohet se janë të infektuar me koronavirus.
Trajneri Brendan Rodgers ka thënë se disa lojtar janë dërguar në izolim pasi kanë shfaqur simptoma, shkruan Indeksonline.
“Ne kemi pasur disa lojtarë që kanë treguar simptoma dhe shenja (të koronavirusit). Ne kemi ndjekur procedurat dhe (si një masë paraprake) ata janë mbajtur larg nga skuadra“, ka thënë trajneri.
Premierliga deri më tani nuk ka marrë ndonjë vendim që mund ta pezulloj garën. /IndeksOnline/