08:30 / E Shtunë, 04 Maj 2019 / indeksADMonline

Rodgers i gëzon fansat e Liverpool-it: Leicesteri do ta thotë fjalën e saj për titull

Trajneri i Leicester, Brendan Rodgers beson që skuadra e tij do të luaj rol në garën për titull të Premier Ligës.

Ekipi i Rodgers luan të hënën kundër Manchester City. Kjo ndeshje pritet të ketë peshë në garën për titull të ligës.

“Natyrisht përkrahësit e Liverpool do ta shohin këtë si mundësi. Me formën tonë të tanishme dhe mënyrën se si kemi punuar ata do ta shohin atë si një mundësi. Me lojtarët që kemi ne e dimë se mund të shënojmë gola.”, u shprehë Rodgers në SkySports.

Rezultatet e Leicester janë përmirësuar në mënyrë drastike që kur Rodgers mori drejtimin e skuadrës. Ata arritën të fitonin pesë nga tetë ndeshjet e fundit.

Brendan Rodgers në të kaluarën ishte trajner i Liverpool-it./Indeksonline/