75 Mall Live Search
10:00 / E Enjte, 21 Nëntor 2024 / G T

Rodri bën dallimin mes Messit dhe Ronaldos: Kam luajtur me të dytë, por…!

Fituesi i “Topit të artë”, Rodri gjatë një interviste ka folur për dyshen Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Mesfushori i Manchester Cityt ka bërë një dallim mes dy lojtarëve që flitet më së shumti brenda 15 vjetët e fundit në futboll, shkruan Indeksonline

“Si lojtar u përballa me të dytë. Me Ronaldon, ne nuk donim që ai të hynte në zonën e 16-metërshit, sepse do ishte ‘vdekjeprurëse’. Kurse Lionel Messi do ishte i rrezikshëm kudo që merrte topin në fushë”, u shpreh Rodri

Kujtojmë se mesfushori spanjoll është i lënduar dhe pritet të mungoj deri në fund të këtij sezoni. Prandaj kohëve të fundit po ka më shumë kohë për intervista në mediat e huaja./Indeksonline/