75 Mall Live Search
17:25 / E Premte, 27 Shtator 2024 / Gj. Sh

Rodri humb sezonin, e konfirmon Guardiola

Ka përfunduar sezoni për mesfushorin e Manchetser Cityt, Rodri.

28-vjeçari do të humbasë pjesën tjetër të sezonit pas këputjes së ligamentit të kryqëzuar të përparmë (ACL), në barazimin 2-2 me Arsenalin, shkruan IndeksOnline.

Trajneri i Manchestr Cityt, Pep Guardiola ka konfirmuar se Rodri i është nënshtruar operimit dhe sezoni për të ka përfunduar.

”Ky sezon ka përfunduar. Fatkeqësisht, ne morëm më të keqen, por këto gjëra ndodhin. Ne do të jemi atje për ta mbështetur atë në rimëkëmbjen e tij hap pas hapi”, ka deklaruar Guardiola.

Rodri konsiderohet një nga favorit për të fituar Topin e Artë k%të vit, pasi udhëhoqi Cityn drejt titullit të katërt radhazi në Premier League dhe më pas fitoi Kampionatin Evropian me Spanjën dhe u emërua lojtari i turneut në EURO 2024./IndeksOnline/