75 Mall Live Search
08:21 / E Premte, 17 Tetor 2025 / G T

“Rodri i ali expressit”, Daku me koment epik te Juljan Shehu

Kombëtarja e Shqipërisë arriti fitore të madhe në ndeshjet e tetorit, duke mposhtur Serbinë – në kualifikimet e Kupës së Botës 2026.

Kjo fitore ndikoi edhe në atmosferën në grumbullimin e lojtarëve “kuqezi”, shkruan Indeksonline

Një koment epik i Mirlind Dakut në foton e mesfushorit, Juljan Shehu është bërë viral në rrjetet sociale.

Sulmuesi i Rubin Kazanit i ka shkruar Shehut: “Rodri i ali expressit”.

Ky koment ka marrë shumë reagime.

Shehu është një prej mesfushorëve më të mirë që ka Shqipëria. Ai po bën paraqitje pozitive edhe te skuadra polake, Widzew./Indeksonline/