75 Mall Live Search
09:45 / E Shtunë, 01 Mars 2025 / Gj. Sh

Rodri i rikthehet stërvitjeve më shpejtë se sa pritej

Mesfushori i Manchester Cityt, Rodri është kthyer në stërvitje pas lëndimit të rëndë, ku këputi ACL-në, gjatë muajit shtator të vitit të kaluar.

Rikthimi i mesfushorit spanjoll ka ndodhur më shpejtë se sa ishte pritur, shkruan IndeksOnline.

Fituesi i Topit të Artë të vitit 2024 mund të rikthehet më shpejt se sa pritej pasi ai u pa duke marrë pjesë në një seancë individuale në kampusin Etihad.

Mungesa e 28-vjeçarit ka qenë një faktor kyç në formën e zymtë të skuadrës së Pep Guardiolës këtë sezon.

Rodri pritet të jetë i gatshëm të luaj në Kupën e Botës për Klube, e cila mbahet në Shtetet e Bashkuara, dhe fillon më 14 qershor./IndeksOnline/

https://twitter.com/ManCity/status/1895564767915602229?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1895564767915602229%7Ctwgr%5E85886759e43c0ca2c600edb9f49341cca4f2d4ea%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.flashscore.com%2Fnews%2Fsoccer-premier-league-rodri-returns-to-training-as-manchester-city-star-eyes-early-comeback%2FUTqNVHIa%2F