75 Mall Live Search
11:58 / E Enjte, 04 Prill 2024 / G T

Rodri na kujton mesfushorët e vjetër, mbrëmë tregoi klasin e tij në fitoren ndaj Aston Villas

Skuadra e Manchester Cityt mbrëmë shënoi një fitore të pastërt ndaj Aston Villas me rezultatin 4:1 në ndeshjen e javës së 31-të në Premier League.

Një paraqitje fantastike në “Etihad” bëri mesfushori i Kombëtares së Spanjës, Rodri, shkruan Indeksonline

Rodri u vlerësu me notën 9.1 duke shënuar një gol dhe duke bërë një asist.

Me lojën e tij, ai na kujton mesfushorët e vjetër, si Frank Lampard, Steven Gerrard dhe Xavi.

Ndaj Aston Villas preku topin 116 herë, dhuroi 91 pasime të sakta nga 102 tentime, bëri 11 topa të gjatë dhe krioi një shans të mirë për gol, që në fakt u realizua nga Phil Foden.

Statistikat e tij këtë sezon në të gjitha garat janë fantastike, me 39 paraqitje, 8 gola dhe 12 asiste./Indeksonline/