75 Mall Live Search
20:17 / E Martë, 20 Maj 2025 / L A

Rodri rikthehet nga lëndimi, nis ndeshjen nga stoli ndaj Bournemouthit

Manchester City do ta zhvillojë ndeshjen jetike ndaj Bournemouthit në Premierligë.

Fitorja për Cityn do të mbante gjallë shpresat për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

Dhe lajmi i shumëpritur për “Qytetarët”, është rikthimi i fituesit të “Topit të Artë” 2024, Rodri i cili do të nis ndeshjen nga stoli.

Spanjolli ka qenë i lënduar gjatë tërë sezonit, pas një lëndimi që kishte pësuar në ndeshjen ndaj Arsenalit në shtator.

Kujtojmë se kjo ndeshje do të zhvillohet sonte, në orën 21:00 në “Etihad”./IndeksOnline/