75 Mall Live Search
13:37 / E Mërkurë, 14 Shtator 2022 / C E

Rodriguez drejt Greqisë, pritet të ribashkohet me Marcelon

Siç raportohet nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, ylli kolumbian, James Rodriguez, pritet që të transferohet në Greqi, te skuadra e Olympiacosit.

Marrëveshja është shumë afër të finalizohet, gjë kjo që do të nënkuptonte se James do të ribashkohej me ish-shokun e skuadrës te Real Madridi, Marcelon.

Bëhet e ditur se ylli kolumbian udhëton sot drejt Greqisë për t’iu nënshtruar testeve mjekësore si lojtar i Olympiacosit.

Merkatoja verore mbyllet nesër në Greqi, dhe krerët e klubit të Olympiacosit dëshirojnë të mbyllin gjithçka me transferimin e James Rodriguez.

James Rodriguez do t’i bashkohet Olympiacosit nga skuadra e Al Rayyan në formë huazimi.