75 Mall Live Search
07:57 / E Martë, 10 Mars 2026 / G T

Rodrin e raportojnë n’polici, fluturoi një dron pranë dritarëve të fqinjëve!

Fqinjët e futbollistit të njohur të Manchester Cityt, Rodri – kanë raportuar në polici se ai ka fluturuar një dron pranë dritareve të apartamenteve të tyre, duke ngritur shqetësime për cenim të privatësisë.

Sipas banorëve të zonës, droni është parë duke fluturuar shumë pranë dritareve të ndërtesës, gjë që i ka bërë ata të ndihen të pasigurt dhe të shqetësuar se mund të jenë filmuar brenda shtëpive të tyre, shkruan Indeksonline

Një nga fqinjët deklaroi se incidenti ka ndodhur ndërsa ai dhe partnerja e tij po shikonin televizor në apartamentin e tyre në një kat të lartë. “Gjëja e fundit që pret të shohësh kur je duke parë televizor është një dron vetëm një metër larg dritares,” tha ai.

Ai shtoi se bashkëshortja e tij është ndjerë shumë e shqetësuar nga situata. “Një nga përfitimet e të jetuarit në një kat të lartë është se askush nuk mund të të shohë nga jashtë, por tani po përballemi me dronin e Rodrit,” u shpreh ai.

Autoritetet policore pritet të flasin me futbollistin në lidhje me rastin për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të vlerësuar nëse është shkelur ndonjë rregull apo ligj lidhur me përdorimin e dronëve në zona banimi./Indeksonline/