75 Mall Live Search
14:59 / E Shtunë, 03 Maj 2025 / L A

Rodrygo mungon ndaj Celta Vigos

Real Madridi do të luajë ndeshjen ndaj Celta Vigos.

Kampionët në fuqi të Spanjës, do të duhet të bëjnë pa Rodrygon, i cili nuk do të luajë këtë ndeshje.

Nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim të brazilianit, por ishte vetëm zgjedhje e Ancelottit.

Në vend të tij do t’i japë mundësi talentit turk, Arda Guler i cili pati një paraqitje të mirë në finale të Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës.

Kujtojmë se kjo ndeshje do të zhvillohet nesër në “Santiago Bernabeu”, në orën 14:00./IndeksOnline/