75 Mall Live Search
15:29 / E Shtunë, 11 Tetor 2025 / L A

Rodrygo shkëlqen për Brazilin, ia jep lavdin Ancelottit

Rodrygo, i cili nuk po luan shumë nën Xabi Alonson te Real Madridi, ka folur fjalë të mira për trajnerin e tij aktual te Brazili, Carlo Ancelotti.

Vitet më të mira për “Mbretërit”, Rodrygo i kishte pasur nën menaxhimin e italanit, që sipas këtij të parit, ia nxjerr më të mirën.

“Carlo Ancelotti më aktivizoi në një pozicion ku kam luajtur shpesh te Real Madridi me Viniciusin, funksionon shumë mirë, ne bashkëpunojmë për mrekulli çdo here”, ka thënë Rodrygo.

“Ancelotti e di këtë më mirë se kushdo tjetër.”

Këto fjalë të tij erdhën pas fitores 0:5 të Seleçaos ndaj Koresë së Jugut në miqësore ku Rodrygo realizoi dy gola