75 Mall Live Search
10:12 / E Mërkurë, 04 Shtator 2024 / G T

Roger Federer me deklaratë surprizë për Novak Gjokoviqin: Ai është një ikonë e sportit tonë!

Edhe pse kanë qenë rival për disa vjet në sportin e tenistit, Roger Federer ka dhënë një deklaratë interesante për Novak Gjokoviqin.

Legjenda e tenisit nga Zvicra është në Amerikë, duke përcjell US Open-in dhe bëri një intervistë për mediat atje, shkruan Indeksonline

Ai u pyet edhe për Novak Gjokoviqin, që së fundmi fitoi medaljen e artë në lojërat olimpike “Parisi 2024”.

“Ishte një moment i mrekullueshëm jo vetëm për tenisin, por edhe për sportin në përgjithësi. Pas gjithë dhimbjeve që kaloi në Lojërat Olimpike ndër vite, ai e meriton. Unë jam i lumtur për të. Ai është një ikonë e sportit tonë”, u shpreh Roger Federer.

Kujtojmë se Gjokoviqi u eliminua nga US Open-i./Indeksonline/