75 Mall Live Search
13:22 / E Hënë, 14 Janar 2019 / indeksADMonline

Roger Federer si Roger Federer, i pakonkurrencë

Roger Federer ka arritur ta kalojë pa problem pengesën e quajtur Denis Istomin, të cilin e mposhti 3 me 0 me sete: 3:6, 4:6 dhe 4:6 në kuadër të rrethit të parë të Australian Open.

Roger Federer tregoi edhe njëherë se mosha është vetëm një numër për të dhe se nuk njeh limite. Kështu ai në rrethin e ardhshëm të Australian Open do të takohet me anglezin Daniel Evans, shkruan Indeksonline.

Roger Federer ka arritur që ta fitojë plot 6 herë këtë kompeticion dhe ka hyrë në këtë turne si kampion aktual./Indeksonline/