75 Mall Live Search
12:08 / E Mërkurë, 15 Janar 2025 / k.v

Rohde: Çfarë ka ndodhur në Reçak është fakt, ata që e mohojnë e pengojnë pajtimin në rajon

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde, ka shkruar me rastin e përvjetorit të masakrës së Reçakut. Rohde ka thënë se ajo që ka ndodhur në Reçak është fakt dhe se krimet e ndodhura janë dokumentuar mirë nga organizatat e huaja si trupat e OKB-së dhe OSBE-së, raporton Ekonomia Online.

Rohde ka thënë se mohimi i krimeve të ndodhura është mosrespektim për kujtimin e viktimave, mban plagët e hapura dhe pengon përparimin drejt pajtimit rajonal.

“Mohimi i këtyre krimeve nuk respekton kujtimin e të vdekurve, mban plagë të hapura dhe pengon përparimin drejt pajtimit rajonal dhe integrimit evropian dhe euroatlantik”, ka shkruar Rohde.