75 Mall Live Search
00:39 / E Shtunë, 30 Nëntor 2024 / MSH

Rohde: Gjermania, e gatshme të mbështesë autoritetet kosovare

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas sulit me mjete shpërthyese në kanalin e ujësjellësit “Ibër Lepenc” në Zubin-Potok.

Përmes një postimi në “X”, Rohde ka dënuar sulmin, duke thënë se Gjermania është e gatshme të mbështesë autoritetet kosovare, shkruan IndeksOnline.

“Dënoj fuqishëm sulmin në kanalin e ujit në Zubin Potok që prek komunitetet në mbarë Kosovën. I bëjmë jehonë thirrjeve për hetim të plotë dhe vënien e autorëve para drejtësisë. Gjermania është e gatshme të mbështesë autoritetet kosovare”, u shpreh Rohde.

Më herët, kryeministri Kurti e qujati “sulm kriminal” e “terrorist” shpërthimin e sotëm në Zubin-Potok.

Sipas tij, kjo kishte për synim dëmtimin e infrastrukturës tonë kritike.

Ai tutje tha se një pjesë e Kosovës rrezikon të mbetet pa rrymë e ujë nëse dëmi nuk riparohet./IndeksOnline/