75 Mall Live Search
10:12 / E Mërkurë, 12 Qershor 2024 / MSH

Rohde: Gjermania është dhe mbetet ndër partnerët më të afërt të Kosovës

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde, ka përshëndetur misionin e KFOR-it 25 vjet më parë, në çlirimin e Kosovës.

Përmes një postimi në X, Rohde citoi Lord George Robertson, që aso kohe ishte sekretar i përgjithshëm i NATO-s, duke thënë se qëllimi i misionit ishte largimi i forcave të Millosheviqit, hyrja e NATO-s dhe kthimi i refugjatëve, shkruan Indeksonline.

“Sot para 25-vjetesh filloi misioni i KFOR-it të NATO-s. Për të cituar ish-sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Lord Robertson: Qëllimi ishte largimi i forcave të Millosheviqit, hyrja e NATO-s dhe kthimi i refugjatëve. Misioni u krye. Kosova shpalli pavarësinë më 2018 dhe është një histori suksesi. Gjermania është dhe mbetet ndër partnerët më të afërt të Kosovës” shkroi Rohde./Indeksonline/