75 Mall Live Search
17:08 / E Mërkurë, 15 Mars 2023 / LB

Rohde: Me një rezultat ideal në dialog, mosnjohësit do ta njohin Kosovën

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, thotë se është “i sigurt” se Kosovën do ta njohin shtetet mosnjohëse të Bashkimit Evropian, nëse ka rezultate në normalizimin e marrëdhënieve të saj me Serbinë.

Në një intervistë për REL-in, ai inkurajon udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq, që ta shfrytëzojnë takimin e 18 marsit në Ohër, për të arritur marrëveshje për zbatimin e planit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve.

Në mungesë të konstruktivitetit nga palët, Rohde përmend mundësinë e sanksioneve nga BE-ja.

Rohde po ashtu ka thënë se dy vendeve i janë premtuar edhe investime shtesë si shpërblim për konstruktivitet në dialog.

Ai, po ashtu, thotë se Kosova duhet ta përmbushë obligimin gati 10-vjeçar për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.