75 Mall Live Search
16:30 / E Mërkurë, 03 Shtator 2025 / Z S

Rohde pas takimit me Osmanin, i shqetësuar me “bllokadën e vazhdueshme politike dhe institucionale”

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, është deklaruar pas takimit të djeshëm me presidenten Vjosa Osmani.

Përmes një reagimi në platformën X, Rohde tha se ka ngritur shqetësimin e tij për bllokadën e vazhdueshme politike dhe institucionale në vend.

Ai po ashtu theksoi se diskursi publik i kohëve të fundit, që hedh dyshime mbi vendimet e gjykatave, paraqet rrezik për besimin e qytetarëve në pavarësinë dhe integritetin e sistemit të drejtësisë, raporton Klankosova.tv.

“Falënderoj zonjën Presidente për diskutimin e mirë. Në takim shpreha shqetësimin për ngërçin politik e institucional, si dhe diskursin publik që hedh dyshime mbi vendimet gjyqësore, zhvillime këto që rrezikojnë të dëmtojnë besimin e qytetarëve në pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit”, shkroi Rohde.