Rohde, për aksionin e policisë: Veprime të pakoordinuara, jo më kriza të panevojshme

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas aksionit të policisë në veri të vendit, që rezultoi me mbylljen e pesë komunave ilegale që operonin në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
Sipas Rohdes, njoftimi që kanë bërë policia dhe qeveritarët për këtë operacion, nuk do të thotë se të njëjtit janë konsultuar me aleatët.
Rohde shtoi se Gjermania dëshiron heqjen e masave ndaj Kosovës dhe integrimin e saj rajonal dhe evropian, andaj edhe nuk duhet të ketë me kriza, që sipas tij, janë të panevojshme.
“Njoftimi nuk është konsultim.
Gjermania i bashkohet Ambasadës amerikane, në shprehjen e shqetësimeve dhe zhgënjimit për veprimet e pakoordinuara. Kjo duhet të ndryshojë. Ne duam të heqim masat dhe të ecim përpara në lidhje Kosovën me integrimin rajonal dhe evropian. Nuk ka më kriza të panevojshme” shkroi Rohde.