75 Mall Live Search
16:08 / E Martë, 08 Tetor 2024 / MSH

Rohde, për heqjen e ndalesës së mallrave serbe: Hap dyert për pjesëmarrje në iniciativat rajonale dhe europiane

Bashkimi Europian ka mirëpritur vendimin e djeshëm të Qeverisë së Kosovës për heqjen e ndalesës së mallrave serbe.

Zyra e BE-së në Kosovë, përmes një komunikate për media, tha se tregtia e lirë është çelësi për funksionimin e tregut të përbashkët rajonal e ky është “pjesë integrale e planit të rritjes”.

“Mirëpresim heqjen e kufizimeve për hyrjen e produkteve të gatshme serbe në Kosovë përmes Merdarës. Tregtia e lirë e mallrave në të gjithë Ballkanin Perëndimor, në përputhje me rregullat e CEFTA-s, është çelësi për funksionimin e tregut të përbashkët rajonal, i cili është pjesë integrale e planit të rritjes. Për të mirën e njerëzve dhe të bizneseve!”.

Lidhur me këtë ka reaguar sërish edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

Përmes një postimi në platformën “X”, Rohde ka shpërndarë deklaratën e Zyrës së BE-së, duke thënë: “Tregtia e lirë jo vetëm që nxit ekonomitë lokale dhe rajonale, por gjithashtu hap dyert për pjesëmarrje në iniciativat rajonale dhe europiane. Shumë mirë të shoh se po ndodh kjo!” shkroi Rohde./IndeksOnline/