75 Mall Live Search
14:44 / E Hënë, 23 Tetor 2023 / L K

Rohde reagon përsëri: LDK nuk është pjesë e sjelljeve penguese të opozitës

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka kërkuar nga opozita që t’i japë fund bllokadës lidhur me mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend.

Nëpërmjet një postim në platformën X, të njohur më parë si Twitter, Rohde ka thënë se të gjithë akterët duhet të kenë qasje konstruktive në këtë drejtim.

Këtë postim të bërë një orë më parë, Rohde e ka korigjuar. Ai ka thënë se rrjeti social X nuk e ka lejuar të jep më shumë sqarime, për çka e ka plotësuar reagimin e tij.

“Të jem më i saktë, LDK nuk është pjesë e sjelljeve penguese të opozitës që përmenda” shkruan Rohde./Indeksonline/