75 Mall Live Search
09:32 / E Martë, 26 Shtator 2023 / LB

Rohde: Sulmi terrorist nënvizon nevojën urgjente për dialog

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde, ka shkruar në platformën `X` se sulmi i tmerrshëm kriminal dhe terrorist i së dielës kundër oficerëve të zbatimit të ligjit në Kosovë nënvizon nevojën urgjente për të vazhduar bisedimet e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjes së Ohrit tani.

Ndryshe në shkëmbimet e zjarreve me grupet e armatosura kanë mbetur së paku tre terroristë të vrarë të gjithë me uniforma dhe pajisje ushtarake, ndërsa janë arrestuar dy të tjerë po ashtu të uniformuar, po ashtu edhe katër të tjerë të cilët kanë qenë në rolin e tyre mbështetës në këtë aktivitet.